
Hungaria konfirmon surpriza e madhe e Ligës së Kombeve. Të besuarit e Marco Rossi mposhtin sërish Anglinë, duke e turpëruar me rezultatin e bujshëm 4-0 në transfertë, të shtyrë nga dygolëshi i Sallai dhe golat e Nagy dhe Gazdag në fund për të marrë me 7 pikë, kryesimin e grupit të Italisë. Skuadra e Mancinit shkatërrohet nga Gjermani 5-2, duke bërë një figurë të shëmtuar. Për Ligën A, Holanda mundi Uellsin 3-2 me Depay që dhuroi fitoren në minutën e 93, pasi Bale kishte barazuar në të 92′. Në ndeshjen tjetër, Belgjika mposhti Poloninë 1-0 falë goditjes me kokë të Batshuayi.
LIGA A
Hungaria shkruan përrallën më të bukur të Ligës së Kombeve, duke shënuar një rezultat të pabesueshëm ndaj Anglisë, 4-0 në Wolverhampton, që mjafton për të marrë vendin e parë në grupin e Italisë. Skuadra e Marco Rossi është ndryshe nga ajo e mundur dy herë nga Shqipëria: luajti një ndeshje të kujdesshme në mbrojtje dhe ishte vdekjeprurëse në fazën sulmuese, duke zhbllokuar rezultatin pas një çerek ore me Sallai, që heshti Stadiumin Molineux. Britanikët u përpoqën të reagonin, por Hungaria dyfishoi në minutën e 70-të, po me Sallai. Skuadra e Southgate u përpoq të shkundej dhe iu afrua golit me goditjen me kokë të Kane, që u përplas në traversë. Kaluan pak minuta dhe Nagy shënoi 3-0 e pabesueshme. Gjërat u bënë më të thjeshta dy minuta më vonë për hungarezët kur Stones u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe e errësuar edhe më shumë natën për Anglinë, që u fundos plotësisht në të 89′ me kundërsulmin e Gazdag. Hungaria tani është e para shtatë pikë, anglezët gjithnjë e më të fundit me dy.
Italia u rrëzua 5-2 kundër Gjermanisë në ndeshjen e katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve dhe zbriti në vendin e tretë të renditjes në Grupin 3. Një ndeshje me sens unik ajo që u zhvillua në Borussia Park, e vendosur në pjesën e parë nga golat e Kimmich dhe Gündogan, me penallti. Në pjesën e dytë realizuan edhe Müller dhe Werner (dygolësh), përpara golave ngushëllues të shënuar nga Gnonto, i cili bëhet golashënuesi më i ri në histori me fanellën e të kaltërve dhe Bastoni në shtesë të plotë. Gjermania kalon pikërisht kampionët e Europës me 6 pikë në vendin e dytë.


You must be logged in to post a comment.