
Pas sulmit ndaj Lapsi.al për patronazhistët, SPAK po ndërmerr një tjetër hap të paprecedent të sulmit ndaj gazetarëve.
SPAK kërcënoi mediat dhe gazetarët se nëse vazhdojnë zbulojnë pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit, do të dënohen me 5 vite burg, sipas parashikimeve të nenit 295 të Kodit Penal.
Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.
Problemi këtu qëndron se detyrën për të ndaluar rrjedhjen e informacionit e ka vetë SPAK. Ndërkohë ky institucion, i paaftë të ruajë sekretet e veta, fajin për dekonspirimet dhe rrjedhjet e dëshmive në media e kërkon tek gazetarët.
Ky presion nga ana e SPAK vjen në një kohë kur organizatat ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rënien e lirisë së medias në vendin tonë dhe kërcënimet e vazhdueshme të gazetarëve nga ana e pushtetarëve. E për këtë rast ka edhe një vendim të Gjykatë së Strasburgut, për rastin e publikimit të të dhënave të patronazhistëve nga Lapsi.al, ku iu kërkua SPAK dhe institucioneve shqiptare që të respektonin të drejtën e informimit për interesin publik.


You must be logged in to post a comment.