Në samitin e NATO-s, në Spanjë presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një tjetër lapsus që pushtuar rrjetet sociale. Kreu i shtëpisë së bardhë ka ngatërruar Suedinë, një nga vendet e cila pritet të anëtarësohet në NATO, me Zvicrën.
Presidenti amerikan po lavdëronte dy vendet nordike që i bashkohen aleancës, Finlandën dhe Suedinë, teksa iu referua gabimisht Zvicrës.
“O zot, jam aq i shqetësuar për të zgjeruar më tej Aleancën saqë u gabova…”, tha presidenti amerikan.Biden e përshkroi ftesën e dy anëtarëve të rinj si një “akt historik” si pjesë e përgjigjes së Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe agresionit në rritje ndaj fqinjëve të tjerë evropianë.

