
Nga Florjan Nuri
Sali Berisha priti gjate te fliste sic di ai! Edhe ne te tjeret pritem po ashtu! Sepse te gjithe kishim nevoje per konfirmimin e sotem! Njerezit u derdhen ne Bulevard si rralle me pare. Pertej pritshmerive dhe lloj lloj propagande.
Sali Berisha i foli Edi Rames. Kur te themi ne mbathja ti do t’ja mbathesh, i tha. Te gjithe e dime qe kjo shprehje do perdoret masivisht tani. Se Rama kete gjuhe e njeh. Se Rama e di c’do te thote kur kjo fjali del nga goja e Sali Berishes.
Sali Berisha i foli Bashkimit Evropian. I kerkoi te hapte negociatat me Shqiperine, sepse ky popull e meriton. I kerkoi po ashtu te mbanin fokusin tek Procesi i Berlinit si nje shtyllat kryesore te anetaresimit te vendit tone ne familjen evropiane.
Sali Berisha foli dhe per ne, shqiptaret. Na adresoi tek shpresa, sepse kjo ka munguar tash 9 vite ne kete vend. Na premtoi se kjo e sotmja ishte vetem fillimi dhe qe do mbyllet kur te largohet kjo qeveri.
Sali Berisha heshti. Ndaj Amerikes se pari. Po atyre u foli me simboliken e sheshit plot. Nuk kishte c’tu thoshte me shume. Ndersa ne duhet t’i themi faleminderit Amerikes. Pa nderhyrjen e saj mbi nje vit me pare Berisha me gjase nuk do ndermerrte te gjithe ate fushate te kurorezuar sot.
Heshti po ashtu Sali Berisha edhe ndaj grupit parlamentar te PD-se. Nuk kishte nevoje te fliste, sepse u dha mundesine dite me pare te angazhoheshin me strukturat per organizimin e protestes. Kush deshi e kuptoi!
Berisha u foli po ashtu shumices se heshtur te shqiptareve. U betua mbi flamur.
“Si Shqiperia vend nuk ka” e mbylli ai fjalen e tij. A mund te kerkoje dikush me teper nga nje politikan?




You must be logged in to post a comment.