Sara Resuli, një biznesmene nga qyteti i Fierit, e cila është përfshirë në disa procese gjyqësore për tjetërsimin e pronave në Vlorë dhe Fier, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Vendimi për marrjen të pandehur të Resulit, i është komunikuar kësaj të fundit nga prokurorja, Sonila Muhametaj (Domi), e cila pas një periudhe hetimore 3 vjeçare, doli në konkluzionin se Sara Resuli, ka falsifikuar dokumentet për një sipërfaqe toke prej rreth 5 mijë metra katror që ndodhet në lagjen “1 Maji” në Fier.Kjo çështje penale është regjistruar në vitin 2019 fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kallëzues ka qenë qytetari, Arben Myzeqari.

Ndër emrat e tjerë të kallëzuar nga Myzeqari, kanë qenë dhe Ardit Bido, Drejtuesi i AQSH-së dhe Kosta Bajraba, kryetar i Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve.

Dy zyrtarët u kallëzuan pasi pranuan futjen në AQSH të dokumenteve të falsifikuara nga biznesmenia Sara Resuli. Në vitin 2019 dosja me shkelje të karakterit falsifikues dhe “Shpërdorim detyre” të zyrtarëve të Arkivit Qendror të Shtetit, u pushua nga prokuroria.

Por ishte gjykata, ajo që riktheu çështjen sërish për hetim, duke bërë që dosja të hetohet jo më tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, por këtë herë në prokurorinë e Tiranës.

Oranews.

Trending