Me kartën e anëtarësisë së LSI-së në dorë, ish-kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi se ndihet nostalgjik për atë dokument dhe krenar për forcën politike që krijoi në vitin 2004.

Nga selia e LSI-së, Meta theksoi se kjo parti ka bërë të pamundurën për çeljen e negociatave më BE-në por PS e ka mbajtur peng procesin, duke shtuar se sot ende pa nisur mirë bisedimet është shkarkuar kryenegociatori.

MetaDitë e re, erdha sot këtu isha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI dhe sepse jam krenar që në 2004 e kam krijuar këtë forcë politikë për integrimin euroopian të Shqipërisë që po mbahet peng nga PS.

Falë rrotacionit në 2006 u firmos marrëveshja e asocim stabilizimit, Serbia e Mali i Zi i kanë çelur negociatat që në 2012, ne i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa i nisur mirë. Ata që urrejnë pluralizmin, median e lirë, BE dhe meritokracinë. Erdha për të treguar se jam shumë krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi këtë proces.

Ish presidenti Ilir Meta menjëherë pasi dorëzoi mandatin si kreu i shtetit, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së në Tiranë ku u shpreh se kishte shkuar pasi kishte nostalgji për kartën e anëtarësisë.

Meta tha se tashmë kishte ardhur momenti për një ndryshim të sistemit në vend. Ndërsa u shpreh se referendumi ishte e vetm ja rrugë për vënien e kësaj klase politike para përgjegjësisë.

Ilir Meta: Kapjen e shtetit nuk mund ta bënin edhe pa futur në grackë edhe LSI-në e cila doli jashtë funksionit duke u bërë një shtojcë e shtojcës së regjimit më kleptokratik që ishte PD. Unë jam këtu për t’i falenderuar anëtarët e LSI-së dhe kam besim në përkushtimin e tyre në të ardhmen për çështje më madhore. Tashmë ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij dhe të triumfojë referendumi si e vetmja mënyrë që do vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jam i sigurt se kjo gjë do ndodhë shumë shpejt. Jam i bindur se referendumi që i ka munguar popullit që nga viti 1998 do të rëndojë mbiEsat Pashët e rinj të vendit që kanë ngulur thika pas shpine vendit dhe Kosovës.

Trending