
Ish efektivi i RENEA-s, njësisë elitë të Policisë së Shtetit, Remal Rada, 39 vjeç, është kapur nga pilicia me snajper dhe armë të tjera në mes të Tiranës.
Rada kishte mbushur edhe shtëpinë me armë, municione dhe pajisje të tjera, që shërbejnë për të vrarë njerëz.
Nuk dihet se cilit grup kriminal i shërbente Rada.
Bashkë me të është arrestuar edhe Elton Hithi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Sipas uniformave, blu gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada. dhe pasagjer shtetasin Elton Hithi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Tv apollon.


You must be logged in to post a comment.