Personi që ka marrë Butrintin thotē se Shqipëria është bërë shtet, pa asnjë shqiptar prezent dhe këtë leksion e mban në një universitet perëndimor. Këtë tezë as vet qarqet më anti shqiptare sot në botë nuk e kanë hedhur kurre sepse është qesharake, pasi vet gjuha e shqiptarëve më e vjetra në Evropë rrëzon çdo gjë plus miliona fakte.
Të gjitha shtetet ne Ballkan janë krijuar nga Fuqitë e mëdha, pra dhe shteti shqiptar që u bë copash në Londër, pasi vetëm ato vendosnin për krijimin apo jo të shteteve. Ndryshimi është se shqiptarët janë komb gjaku, ndêrsa në Ballkan u krijuan kombe fallco fetare që përvetsuan tokën, popullin dhe historinë e shqiptarëve.
Ai thotë më pas shqiptarët dëbuan grekët që na ishin tek zona e Butrintit. A e di ky zotria qe shqiptarēt banonin vet Athinën, Atikën dhe akropolin në 100%.
Nje anti shqiptari të tillë dhe nje injoranti të historisë, ne asnjë menyrë nuk i duhet dhënë për administrim Butrinti, madje atij i duhet ndaluar hyrja ne ketë vend, derisa te publikoj faktet për mungesën e shqiptarëve. Ai duhet të vërtetoj me dokumente se nga kemi dal ne si popull në shek XX tek ky shteti.
Butrinti me paratë e vizitorëve mbanë veten dhe i teprojnë. Nëse qeveria nuk do dhe nuk di me qeverisë, por po e jep gjithë vendin me konçension e PPP, atëherë të iki dhe të krijohet nje qeveri me ekspert qe kane diplomë e specializime. Eshte e qartë që kjo është përpjekje me i marrë shqiptarëve, historinë, nderin, pasurinë dhe gjithçka. Eshte e qarte qe kjo eshte nje veprimtari e paster anti shqiptare e kryer nga vet qeveria dhe nje pjese e deputeteve shqiptar. Prisni tani ku te kerkojne per Butrintin ndonje status special, me ja heq fare Shqiperisë.
Te nderuar Deputete
Ne linkun e meposhtem, Ju mund te degjoni pjese nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, ne auditoret e Universiteteve Europiane. Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartesisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur ate “Shtet Artificial” i krijuar jo nga perpjekjet e shqiptareve per pavaresi por nga Britaniket dhe Fuqite e Medha. Po keshtu, si pjese e leksioneve te tija prof. Hodges ju meson studenteve te huaj se ne fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte nje Lufte ku Jugu i Shqiperise u dogj teresisht nga ushtrite Greke, ku popullata e kesaj treve nuk shkoi ne ullishtat e Vlores ku nje pjese e madhe e femijeve dhe grave vdiqen nga uria dhe semundjet, ku fshatra te tera nuk u rrafshuan pertoke, ku burrat e Hormoves nuk i theren ne Kishen e fshatit. Perkundrazi sipas prof. Hodges kjo zone e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur ne Korfuz dhe ne Greqi si rezultat i shqiptareve.
Nje transformim kaq thelbesor i historise se filleses se Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni ne asnje tekst historie te vendeve fqinje, por sic mund ta degjoni ne linkun e meposhtem kjo teze jepet ne Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.
Prof. Richard Hodges, eshte personi te cilin Ju e votuat ne unanimitet per te qene njeriu qe jo vetem do te drejtoje per 10 vitet e ardhshme Qendren e Trashegimise Boterore te Butrintit, por do te jete personi qe do te rishkruaje te gjithe historine e kesaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.
Duke Ju uruar degjim te kendshem te Leksioneve te prof. Richard Hodges.
Juaji
Auron Tare
Postuar ne fb
Elena Kocaqi

