
Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pozicionohet në krahun e Kosovës e cila prej disa orësh po kalon një situatë të tensionuar në kufirin me Serbinë.
Sipas Metës, “Ballkani i Hapur” ka për qëllim që të çojë përpara marrëveshje që i interesojnë Serbisë.
“Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj. Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, kurse kryeministri i Shqipërisë mbyll gojën për 24 orë”, tha fillimisht Meta.
“Është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje, është e qartë që Serbia do t’u shmanget përgjegjësisë për marrëveshjen pasi kanë qëllime të favorizojnë një situatë e grupeve që duan ta nxjerrin jashtë kontrollit situatën ne veri të Kosovës. Se çfarë është Ballkani i Hapur është e qartë. Serbia mbylli kufijtë ky tjetri mbylli gojën, presidenti i malit të zi e ka thënë qartë çfarë synon Ballkani i Hapur. Tani është koha që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada, është një vend që të përmbushë detyrimet ndaj BE. Kjo tregon qartë politikën e vërtetë të saj që mos ketë avokat asnjë dhe mos bëhet askush avokat në mes të Tiranës. Partia e Lirisë kërkon paqen dhe stabilitetin në rajon. Serbia con përpara marrëveshje që i interesojnë asaj. Qeveria e Tiranës bën mirë që bashkëpunon me Serbinë por në mënyrë transparente”, u shpreh Meta


You must be logged in to post a comment.