Një tjetër incident është shënuar në jug të vendit. Mësohet se një skaf ka goditur një fëmijë, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit, në Himarë.
Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese.

Lexoni statusin e kryetarit te LE Arian Galdini

Zhdukini skafet dhe motorët e ujit nga plazhet shqiptare…

Zhdukini një orë e më parë…

Shteti shqiptar nuk po mban dot nën kontroll trafikun rrugor e jo më të ketë mundësi të mbajë nën kontroll qeflinjtë e çmendur që harbohen vdekshmërisht me skafe e motorë uji pa pikën e ndërgjegjes, pa pikën e përgjegjshmërisë…

Nuk shkon dot me pushime në plazhet shqiptare sepse në çdo moment duhet ti kesh sytë nga idiotët që duan të argëtohen me skafe e motorë uji pa pyetur se kë mund të gjymtojnë e vrasin prej qejfit të tyre.

E tmerrshme ajo që ka ndodhur sot me vrasjen e vajzës 5 vjeçare në Plazhin e Potamit në Himarë…

Nuk u lihet dot timoni dhe mjeti vrastar idiotëve..

Zhdukini skafet dhe motorët e ujit…

Zhdukini.

Trending