
HASAN BREGU aktor i trupes se humorit dhe satires ne estraden e qytetit te Fierit ka pervjetorin e lindjes.Shume urime per kete figure te humorit fierak.Por nje urim disi i rralle dhe i vecante ka postuar Pellumb Kulla ne faqen e tij.Ja postimi i tij
Mes fotove të mia gjej sot edhe këtë foto të njërit prej miqve të mij më të shtrenjtë, të aktorit me vlera të spikatura, me të cilin kemi punuar së bashku në vitet e arta të rinisë sonë.Vras mendjen; një tavolinë, një përpjekje e mundimshme e Hasanit… Ç’ka dashur vallë të kapë edhe zgjatet e zgjatet ky mik? Pse duhet kjo tavolinë?! Mundohem ta përfytyroj dhe unë, që dikur e kam pasur një çikë pjellore fantazinë, nuk ia dal dot. Pastaj kujtohem!... Kujtohem që Hasan Late Bregu sot ka Ditlindjen… Po e lidh me këtë: Pas këtyre të 80 e cave, ai po shtrin krahun të zerë edhe gotën e festës së tij të 100 vjetorit! O burra, urimin! - E arrifsh edhe atë festë, o shoku im i shtrenjtë! Jetë të shëndetshme dhe të lumtur deri atë ditë e më tej! Nuk harroj sukseset e roleve të tua mbresëlënës. Pranoj se, ca për fajet tona e ca për faj të autoriteteve që mbulojnë sektoret e artit, nuk u gjet edhe për ty ajo dekorata e Mjeshtërit të Madh! Sa për mua, unë dekoratën e Mirënjohjes së Madhe ta kam dhënë e ta kam varur në qafë me këta dy krahët e mij. Përqafimin!


You must be logged in to post a comment.