Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas masakrës së ndodhur ditën e sotme ku një 34 vjeçar pas një konflikti me familjarët e tij, mori armën dhe qëlloi në breshëri duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë. Mes të plagorve mësohet të ketë edhe fëmijë dhe një efektiv policie.Kjo e fundit ju kunderpergjegj duke e vrare agresorin dhe duke e cuar numurin e te vrareve ne 11 persona.

“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.

Tridhjetë e katër vjeçari me iniciale V.B. vrau sot disa persona në Cetinje, më pas është ekzekutuar. Mediat fqinje raportojnë se autori ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Trending