
Në Maqedoninë e Veriut dje u vendos gurthemeli për hapjen e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike.
Bzinesmeni i njohur,Lazim Destani shkroi në Facebook se ndërtimi i fabrikës pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur edhe do të fillojë prodhimi.
“Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike”. shkroi ai.
Destani theksoi se aty “do t’u krijohet mundësi punësimi mijëra të rinjve nga Tetova, Maqedonia, si dhe rajoni ynë, duke e futur vendin tonë në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike”./ expres


You must be logged in to post a comment.