Luftëtari guximtar, vrasësi i osmanëve, mbreti ngadhënjimtar me sytë e zjarrtë, hundën romake dhe mjekrën e dendur dhe të derdhur, prej kohësh ka qenë prezent në trajtën e monumentit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Tashmë heroi ynë kombëtar, Skënderbeu do të lëshojë një hije edhe ca më të rëndë në kryeqytet dhe imazhi i tij do të ekspozohet si asnjëherë më parë në një bllok apartamentesh dhe dyqanesh 85 metra të lartë, në qendër të Tiranës. Kjo ndërtesë, e projektuar në formën e kokës së heroit, do të ngrihet si një kullë e bardhë amorfe e rrethuar me ballkone që valëzohen për të krijuar një përafrim të tipareve të Skënderbeut, duke e ngulitur profilin e tij në beton dhe xham. Banorët e rinj të kësaj stukture gjigande do të jenë në gjendje të vështrojnë panoramën nga sytë e luftëtarit, të pushojnë në veshët e tij ose të darkojnë në afreskun e vendosur në fund të hundës së Skëndërbeut.Ngrehina surreale është vepër e arkitektëve holandezë të studios MVRDV, të cilët janë të njohur për ngritjen e strukturave të tilla, që ata preferojnë t’i quajnë projekte skulpturore figurative. Treshja e arkitektëve është përgjegjëse për krijimin e katastrofës që mban emrin Marble Arch Mound, ose kodra artificiale e harkut të mermerit në Londër, e cila nga shumë është konsideruar si një krijesë vizatimore e blerë lirë në pazar. Më herët, arkitektët kanë projektuar një muze në formën e flluskave gjigante, një depo ruajtjeje arti në formën e një tasi sallate dhe një kompleks apartamentesh të ngjeshura bashkë për të formuar fjalën HOME. E megjithatë, ata duket se i kanë ruajtur metaforat e tyre ‘artistike’ më banale për Ballkanin. E kjo përzgjedhje është bërë ndoshta jo pa qëllim, por duke supozuar se më pak nga klientët dhe kritikët e tyre do t’i shohin ndonjëherë këto ndërtesa.Në një distancë e shkurtër nga vendi ku është planifikuar të ndërtohet koka gjigante e Skënderbeut, ngrihet një kullë tjetër e projektuar nga MVRDV, e quajtur Downtown One. Pllaka e rëndë prej 140 metrash betoni supozohej të përbante një hartë të pikseluar të Shqipërisë që dilte nga fasada e saj. Por pas ndërtimit, forma që ka dalë në pah është aq e paqartë sa duket sikur një pjesë e kallëpit është vendosur keq duke krijuar një rrëmujë të çuditshme. Relievet e ndërtesës janë bërë në mënyrë aq kaotike sa duken si gropa të cekëta, që japin përshtypjen se ndërtesa po gërryhet para kohe.
Qytetet në mbarë botën kanë filluar të ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye unë inkurajoj gjithnjë ndryshimin dhe karakterin individual. Tirana të ofron mundësinë e një kanavace bosh, ku mund të krijosh duke ruajtur karakterin dhe ndjenjën e këtij vendi.”, thotë Winy Maas, një nga partnerët themelues të firmës holandeze të arkitekturës.
Shumica e banorëve vendas nuk janë fare të sigurt për ndjenjën e vendit që ka krijuar Maas, apo shumë nga arkitektët e tjerë ndërkombëtarë që kanë ardhur për të riformuar qytetin. Deri më tani një grusht kullash janë duke u vendosur rreth sheshit qendror Skënderbej të Tiranës, me katër tashmë të përfunduara dhe të paktën gjashtë të tjera në proces. Kjo stuatë nuk është kaluar në heshtje. Shpesh ka pasur protesta të zëshme kundër shkatërrimit të vilave të epokës otomane për t’i hapur rrugë ndërtimeve të larta. Kritikët ankohen se me këtë ritëm po humbet trashëgimia dhe po rriten çmimet e apartamenteve, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat se projektet po përdoren si skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar.

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës
1 ditë më parë

null
null


Luftëtari guximtar, vrasësi i osmanëve, mbreti ngadhënjimtar me sytë e zjarrtë, hundën romake dhe mjekrën e dendur dhe të derdhur, prej kohësh ka qenë prezent në trajtën e monumentit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Tashmë heroi ynë kombëtar, Skënderbeu do të lëshojë një hije edhe ca më të rëndë në kryeqytet dhe imazhi i tij do të ekspozohet si asnjëherë më parë në një bllok apartamentesh dhe dyqanesh 85 metra të lartë, në qendër të Tiranës. Kjo ndërtesë, e projektuar në formën e kokës së heroit, do të ngrihet si një kullë e bardhë amorfe e rrethuar me ballkone që valëzohen për të krijuar një përafrim të tipareve të Skënderbeut, duke e ngulitur profilin e tij në beton dhe xham. Banorët e rinj të kësaj stukture gjigande do të jenë në gjendje të vështrojnë panoramën nga sytë e luftëtarit, të pushojnë në veshët e tij ose të darkojnë në afreskun e vendosur në fund të hundës së Skëndërbeut.


Ngrehina surreale është vepër e arkitektëve holandezë të studios MVRDV, të cilët janë të njohur për ngritjen e strukturave të tilla, që ata preferojnë t’i quajnë projekte skulpturore figurative. Treshja e arkitektëve është përgjegjëse për krijimin e katastrofës që mban emrin Marble Arch Mound, ose kodra artificiale e harkut të mermerit në Londër, e cila nga shumë është konsideruar si një krijesë vizatimore e blerë lirë në pazar. Më herët, arkitektët kanë projektuar një muze në formën e flluskave gjigante, një depo ruajtjeje arti në formën e një tasi sallate dhe një kompleks apartamentesh të ngjeshura bashkë për të formuar fjalën HOME. E megjithatë, ata duket se i kanë ruajtur metaforat e tyre ‘artistike’ më banale për Ballkanin. E kjo përzgjedhje është bërë ndoshta jo pa qëllim, por duke supozuar se më pak nga klientët dhe kritikët e tyre do t’i shohin ndonjëherë këto ndërtesa.

Projekti i MVRDV-së për Downtown One: Një kullë 140 metra, në muret e së cilës duhet të ishte formuar një ‘hartë’ e pikseluar e Shqipërisë
Në një distancë e shkurtër nga vendi ku është planifikuar të ndërtohet koka gjigante e Skënderbeut, ngrihet një kullë tjetër e projektuar nga MVRDV, e quajtur Downtown One. Pllaka e rëndë prej 140 metrash betoni supozohej të përbante një hartë të pikseluar të Shqipërisë që dilte nga fasada e saj. Por pas ndërtimit, forma që ka dalë në pah është aq e paqartë sa duket sikur një pjesë e kallëpit është vendosur keq duke krijuar një rrëmujë të çuditshme. Relievet e ndërtesës janë bërë në mënyrë aq kaotike sa duken si gropa të cekëta, që japin përshtypjen se ndërtesa po gërryhet para kohe.
null
“Qytetet në mbarë botën kanë filluar të ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye unë inkurajoj gjithnjë ndryshimin dhe karakterin individual. Tirana të ofron mundësinë e një kanavace bosh, ku mund të krijosh duke ruajtur karakterin dhe ndjenjën e këtij vendi.”, thotë Winy Maas, një nga partnerët themelues të firmës holandeze të arkitekturës.
Shumica e banorëve vendas nuk janë fare të sigurt për ndjenjën e vendit që ka krijuar Maas, apo shumë nga arkitektët e tjerë ndërkombëtarë që kanë ardhur për të riformuar qytetin. Deri më tani një grusht kullash janë duke u vendosur rreth sheshit qendror Skënderbej të Tiranës, me katër tashmë të përfunduara dhe të paktën gjashtë të tjera në proces. Kjo stuatë nuk është kaluar në heshtje. Shpesh ka pasur protesta të zëshme kundër shkatërrimit të vilave të epokës otomane për t’i hapur rrugë ndërtimeve të larta. Kritikët ankohen se me këtë ritëm po humbet trashëgimia dhe po rriten çmimet e apartamenteve, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat se projektet po përdoren si skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar.Downtown One në ndërtim e sipër
Dy vila historike u shkatërruan për t’i hapur rrugë kullës së Skënderbeut në maj të vitit 2020, kur qyteti ishte në lockdown prej pandemisë. Në këtë kohë edhe Teatri Kombëtar i qytetit, që datonte nga vitet 1930, u shkatërrua gjithashtu për t’i hapur rrugë një projekti të arkitektit danez Bjarke Ingels.
“E ardhmja e Tiranës do të jetë plot me rrokaqiej”, thotë Vincent WJ van Gerven Oei, një shkrimtar holandez që ka jetuar në Tiranë për 12 vitet e fundit dhe ka ndjekur nga afër zhvillimin e qytetit. “Më pëlqëjnë punimet e MVRDV-së, gjërat që ndërtojnë në Holandë janë ndër ndërtesat e mia të preferuara, por në Shqipëri kanë bërë vetëm marrëzira. Ata mendojnë së dizajni i shëmtuar që u japin ndërtesave do të shpëtojë nga kritika vetëm sepse përdorin motivet nacionaliste.”
“Kam pasur një diskutim me disa nga politikanët europianë për këtë,” tha ai. “I pyeta nëse mund të bëhet kjo. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për këto elemente, për t’u dukur edhe më e hijshme.
Gjatë një prezantimi në vitin 2018, Maas foli pikërisht mbi simbolikën e hapur nacionaliste të projektimit të një ndërtese në formën e hartës së vendit.



You must be logged in to post a comment.