Nuk ka nisur mirë aventura e Robert Lewandowskit te Barcelona, këtë herë bëhet fjalë për një çështje jashtë fushe. Sulmusi polak u grabit këtë pasdite. Sipas gazetës spanjolle Sport, dy grabitës kanë përfituar nga fakti që ish-lojtari i Bajern Munich po jepte autografe në Ciutat Esportiva, qendra sportive e Barcelonës.

Sipas një dëshmitari të parë okular, hajduti ka hapur derën e pasagjerit me qëllim që t’i vjedhë celularin dhe të largohet. Megjithatë, më vonë, sipas asaj që raportoi TV3, duke cituar burime policore, grabitja u krye pasi lojtari uli xhamin e automjetit të tij për të firmosur autografe për tre persona, ndërsa një i katërti hyri për t’i rrëmbyer orën, një model nga marka prestigjioze Patek Phillippe që vlente 75.000 euro dhe celularin.

Të njëjtat burime shtuan se vetë Lewandowski u përpoq të merrte orën duke kapur hajdutin, por ai u largua dhe futbollisti e humbi nga sytë. Historia, për fat, pati një fund të lumtur për lojtarin; Policia e Barcelonës arriti të ndalonte hajdutin, ky i fundit e kishte varrosur orën në një kopsht frutor pranë qendrës sportive.

Trending