
Fshati Povelcë në njësinë administrative Dermenas po braktiset nga dita në ditë. Banorët e mbetur tregojnë së para viteve 90 në këtë fshat jetonin rreth 300 familje, ndersa pas nderrimit te sistemit pati një largim masiv vecanerisht të të rinjve . Po sipas tyre papunësia eshte shkaku kryesor i braktisjes së fshatit teksa theksojnë se tokat bujqesore në këtë fshat jane kënetore duke mos i bërë ato produktive.
Banorët pohojnë gjithashtu se vecanërisht në 5 vitet e fundit banorët e mbetur po largohen sërish masivisht si pas viteve 90 duke bere qe ne kete fshat te mbeten vetem te moshuarit. Në çdo pallat jetojne dy apo tre familje teksa shumë prej tyre janë tërësisht bosh teksa rrugët e lagjeve janë të boshatisura . Në këto kushte të braktisjes totale nga të gjitha qeverite dhe mungesës së investimeve dhe së perspektivës , banoret thonë se fshati shumë shpejt do të braktiset totalisht.
“Kush ka delet lopët rri këtu, kush nuk ka ikën. Ja merr pensionin plaka që e shtyjmë një çikë. Unë prandaj kam ardhur për ta mbajtur se është vetëm. Komplet këto pallatet këtu janë braktisur, jetojnë ose nuk jetojnë nga 2 ose 3 familje”– u shpreh një banore.
“Ikën të rinjtë të gjithë, se jemi të gjithë pa punë. Unë kam 4 fëmijë, të gjithë i kam jashtë në Greqi. Sivjet nuk munden të vijnë se kanë shumë punë. Nuk kanë në plan të kthehen më këtu, nuk u kthehen as fëmijë, gjallë në botë. Kjo zonë më parë ka qenë plot dhe kishte gjallëri. Boshatisja më masive ka filluar në 4-5 vitet e fundit që kanë ikur të gjithë”-tha një tjetër banore./foxweb.


You must be logged in to post a comment.