Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për herë të parë pas sulmit të rusëve në uzinën e Gramshit ku raporton se kanë mbetur të plagosur tre ushtarë shqiptarë. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjendja e ushtarëve ishte e stabilizuar.

Autoritetet kanë sekuestruar edhe një aparat fotografik, ku sipas burimeve në chipin e tij janë me dhjetëra foto. Kqyrja e tyre do hedhë drite mbi aktivitetin e tyre, për të parë vendet që ata kanë fotografuar. Gjithashtu marrja ne pyetje e tyre nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ku vec policisë e prokurorisë është përfshirë SHISH dhe sherbimi sekret i ushtrisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Sipas burimeve të Fax News, mësohet se bëhet fjalë për një vajzë ukrainase dhe tre shtetas rusë të cilët janë pikasur duke fotografuar ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe në duar kanë pasur edhe harta. Në momentin kur ushtarët shqiptarë u janë afruar, ata i kanë sulmuar me sprajt në fytyrë duke plagosur tre prej tyre./FAXNEWS

Trending