
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar përmbysje të qeverisë në javët në vijim. Në një takim me të rinjtë në Jalë, Meta tha se për këtë arsye u kishte bërë thirrje punonjësve të adminsitratës publike që të mos firmosnin asnjë dokument në shkelje të ligjit pasi qeveria sipastij i kishte ditët e numëruara.
Ai tha se fitorja ishte e sigurt dhe e cilësoi veten si një person të specializuar në përmbysjen e diktaturave.
“Asnjë minutë kohë nuk duhet t’i lëmë kësaj qeverie gangsterësh që pretendon se përmes frikës mund të shkatërrojë të ardhmen e vendit tonë duke larguar të rinjtë. Kjo histori ka përfunduar.
Mua më pëlqen të luaj me ekip, të luaj për ekipin dhe fitoren e kemi të sigurt,. U ëshrtë prishur fytyra, shikojeni fytyrë ziun e Shqipërisë. Të jeni të sigurt se do e kenë shumë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë për bëmat e tyre. Përpara jush është një njeri që është specializuar për përmbysje të diktaturave. Në këtë betejë të nisur së bashku nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat dhe energjitë tona, ne do ta bëjmë Shqipërinë shumë shpejt jo vetëm një vend demokratik por shumë më të gëzueshëm dhe të jetueshëm.
Shqipëria në javët që po vijnë ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave dhe rrugën e pabesisë dhe armiqësisë ndaj interesit kombëtar. Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të gjithë do përgjigjen para ligjit”-tha Meta.


You must be logged in to post a comment.