Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar lidhur arrestimin e dy shtetasve rusë të cilët u kapën mbrëmjen e 20 gushtit në përpjekje për të hyrë në uzinën e armëve të Gramshit ku sulmuan edhe dy ushtar shqiptarë.

Në reagimin e bërë, ambasada ruse ka dërguar një notë verbale ndaj Ministrisë së Jashtme shqiptare. Ambasada tha se nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me incidentin.

“Në lidhje me këtë, ambasada i dërgoi një notë Ministrisë së Jashtme shqiptare me kërkesë për të njoftuar misionin diplomatik rus në mënyrën e përcaktuar për identitetin e të arrestuarve, vendndodhjen e tyre aktuale, cilat janë akuzat, procedimet e mëtejshme ndaj tyre, si dhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të departamentit konsullor të ambasadës me rusët e ndaluar”, tha Ambasada për Sputnik.

Trending