Nje njoftim i rende vjen nga agjensia A2 e cila njofton mbytjen ne det te uje i ftohte te nje personi.

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Mësohet se viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.

Durimi ishte avokat dhe noter me pervoje dhe njeri shembullor ne Fier.Ngushellime familjes se tij.Per shume vite ka qene drejtues ne organet e pushtetit vendor ne Fier dhe nje organizator shume i afte i partise demokratike dhe ne vecanti i te perndjekurve politike.

Ai nderroj jete pas dyshimit per mbytje apo ndonje ataku kardiak,ne plazhin e ujit te ftohte ne Vlore.Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet per kete ngjarje .

Trending