
Vdekja e 57 vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet mister.
Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”.
Konomi u mbajt dy ditë në paraburgimin e komisariatit në Gjirokastër ku dyshohet se është dhunuar nga punonjësit e policisë.
Lidhur me këtë pretendim, burime nga sanatoriumi ku u Konomi u shtrua për t’u operuar, bënë me dije për Fax News se i ndjeri kishte pohuar se ishte dhunuar nga policia. Kjo ka ngjallur reagimin e bashkëfshatërve të tij të cilët i kanë dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe strukturave të policisë së shtetit.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim ndaj policëve të cilët arrestuan 57 vjeçarin, nën dyshimin se këta të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda që sollën vdekjen e Konomit.
Mësohset se i ndjeri kishte të afërm në Greqi po ashtu edhe vetë rezultonte të ishte rezident në shtetin fqinj. Trupi i tij i pajetë gjendet ende në morg ndërsa familjarët ende nuk e kanë tërhequr.


You must be logged in to post a comment.