
Sot ne keto kohe kur zor se gjen fierak ne Fier dhe akoma ne sherbim te fierakeve gjendet nje doktor si Staver Furxhiu qe gjendet mes njerezeve ne Fier.Ja cfare ka postuar kryetari i bashkise Fier z.Armando Subashi ne faqen e tij zyrtare ne fb page…..
Kush nuk e njeh Stavri Furxhiun, mjekun e palodhur dhe human që edhe sot në moshën 78 vjeçare shpërndan vetëm mirësi!?
Doktor Stavri i përket një brezi me vullnet të fortë dhe këmbëngulje për të spikatur ndër personalitetet e kohës të fushave të ndryshme. Aktiviteti i tij nisi në vitin 1967 si mjek i përgjithshëm dhe prej vitit 1969 e në vazhdim si neuropsikiatër. Ndër vite ai do të bëhej një nga mjekët më të njohur, bartës të traditës së krijuar nga emra të nderuar të mjekësisë në Fier, të shquar për humanizmin, ndershmërinë, përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës. Doktor Stavri hodhi bazat për rritjen, zgjerimin, konsolidimin dhe përsosjen e shërbimit neuropsikiatrik në Fier. Autorësinë e tij e mbajnë dhjetra studime dhe artikuj shkencorë të botuara në shtypin e specializuar dhe atë të përditshëm.
Personalitete që lënë gjurmë!


You must be logged in to post a comment.