
Ambasada amerika ka zbardhur takimin mes Yuri Kim, kreut të KQZ-së dhe përfaqësuesve të partive poltike. Në fokus të takimit kanë qenë kërcënimet serioze të fshehta politike ruse.
Gjithashtu, në fjalën e saj, Kim ka folur dhe për kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.
Në këtë takim përvec Yuri Kim dhe Celibashit, të pranishëm ishin edhe Damian Gjiknuri, Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabaku.
Postimi i ambasades:
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.


You must be logged in to post a comment.