Mbretësha Elizabeth përcillet sot për në banesën e fundit. Por teksa mijëra njerëz janë mbledhur në Westminster Abbey për të përcjellë arkmortin e Mbretëreshës teksa kalon në kapelën e Shën Gjergjit, brenda territorit të Kalasë Windsor, përpara Pallatit të Kulturës në Kukës u ngrit busti i monarkes 96-vjeçare.

Por vetëm disa minuta më pas, busti i Elizabeth II është hequr, por ende nuk i dihet nëse u hoq nga Bashkia apo nga autorët e veprës artistike. 

Bashkia e Hasit ka qenë ajo që reagoi më 9 shtator për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, duke qenë se një pjesë e madhe e familjeve nga ky qytet, kanë emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar ndër vite.

Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, bashkia e Hasit shprehu ngushëllimet më të thella për këtë humbje duke e lidhur figurën e saj me shumë të rinj nga ky qytet që kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe ndër vite.

Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për këtë humbje të madhe. Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetën strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruante Bashkia e Hasit në rrjetin social Facebook.

Trending