
Njoftimi jepet ne facebook nga djali i tij Rediani ,Heshtje bashke me dhimbjen e humbjes se nje njeriu te madh ne Fier.Misherimi i muzikes moderne ne Fier sic e ka quajtur Nuri Plaku ish drejtor i muzeut historik ne Fier.
Llaqi u lind ne Fier ne 1939 ne lagjen Kishe .Familja e tij kishte ardhur nga voskopoja me origjine vllahe dhe i ati i tij LLazari ishte rrobaqepes dhe psaltes ne kishe.Llaqi ishte vetem nje vjec kur babaj i tij nderroj jete dhe familjen e tij te cunguar e mbajti xhaxhaj i tij Jani Bulo.
Ata u vendosen ne lagjen pasha afer gjanices ku ishte fusha e futbollit per pioniere .Pas lufte deri ne 1968 pushteti komunist i rrezoj shtepine Janit sa ai mbeti ne historine fierake si njeriu qe kerkoj te mbytej ne gjanice nga hidherimi.Kjo e detyroj pushtetin ne ate kohe ti ndertonin familjes BULO nje shtepi moderne te re ne lagjen 15 tetori afer stacionit te trenit ne Fier.
Pas perfundimit te shkolles zoteknike ne Kamez Nikollaqi per aftesite e tij ne muzike dhe interpretim ne instrumentat e fizarmonikes dhe trome vendoset ne grupet amatore fillimisht dhe me vone ne qender ne shtepine e kultures ne fier sot prefektura ne qender.
Kontributi i tij me vlere per fieraket dhe kulturen muzikore i dha dekoraten Naim frasheri klasi i ll ne 1989,ne 2007 qytetar nderi dhe ne 2018 nderi i qarkut .
Kjo ne saj te punes se tij te palodhur ne fushen muzikore.Krijmtaria e tij muzikore i kapercente zhanret strikte te muzikes.Emri i tij figuronte ku ne muziken e perpunuar popullore nepermjet ansamblit myzeqeja deri tek kenga burimore me grupet folklorike ne festivalin e Gjirokastres,nga cmimet ne festivalet e kenges ne Rtsh tek cmimet ne kengen per femije ne festivalet e Shkodres apo orkestrimet per orkester simfonike apo banda frymore e drejtuar nga vete ai .Nje pune aq e madhe sa nuk shkruhet ne keto pak rrjeshta per humbjen e njeriut te madh ne Fier,,,,,
Por personalisht per mua LLaqi ishte njeriu model .shefi dhe dirigjenti shembullor.Kur erdha per here te pare ne fier pas ikjes ne amerike ai me tha si me shaka ke shkuar ne opera ne chicago apo vetem pune.Dhe pas ndarjes sone ai nuk me linte pa me dhene porosi apo keshilla.
Nikollaq Bulo faleminderit per mbeshtetjen tende personale qe me bere mua si talent ne fushen e muzikes ne Fier.Sa letra dhe spiunime te sollen ty por ti nuk u terhoqe nga vullenti per te me ndihmuar pasi shihje te personi im , vehten tende jo vetem si njeri me talent por dhe me njolla ne biografi,,,,,FALEMINDERIT.
Te qofte dheu i lehte miku im i mire.
LAMTUMIRE…..
Gezim Muhaj chicago


You must be logged in to post a comment.