
Kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i siguroi mbështetje maksimale.
Mes tjerash, Meloni thotë se partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë nuk duhet të ndalen kurrë, por duhet të punojnë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.
Letra e kryeministres së Italisë;
I dashur President, Ju falënderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.
Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.
Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni


You must be logged in to post a comment.