Një shqiptar është ekzekutuar në zonën e Qepariasia në Peloponez të Greqisë. Policia lokale konfirmon se viktima është Eni Dollani nga Gramshi .

Ai u gjet i vdekur pasditen e së martës në një plazh, nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të shëtitur qenin e tij.

Trupi i viktimës pasi ishte masakruar me sende të forta, u gropos  një varr të hapur rishtaz prej autorëve. Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së Dollanit, me të cilët viktima ishte në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.

Për ngjarjen policia ka ndaluar tre personat. Bëhet fjalë për një grua greke, dhe dy meshkuj, një shqiptar dhe një pakistanez, të cilët po merren në pyetje në drejtorinë e policisë së Mesinias (kalamata).

Nuk dihen ende motivet, që kanë shtyrë këta persona të vrasin  Eni Dollanin, por mësohet se viktima kishte me vete një shumë afro 12000 euro,të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi i tij.

Trending