Nje postim interesant i z.Subashi ne profilin e tij zyrtar ben fjale per vajzen fierake ,te cilen do ta kujtoni kur te lexoni kete postim ne fb….

E mbani mend “gjyshen e përrallave”📖?
Ishte personazhi më i dashur për fëmijët! Të adhurueshmen Marika Kallamata, sot e kujtojmë me respekt e mirënjohje për emocionet e bukura që na ka dhuruar gjatë gjithë karrierës së saj artistike. Marika, një vajzë fierake e dashuruar pas aktrimit, do të angazhohej fillimisht si valltare dhe aktore amatore pranë trupës së Shtëpinë e Kulturës. Pas përfundimit të studimeve për dramaturgji ajo ia kushtoi jetën e saj skenës, duke u bërë një nga aktoret më të njohura të Teatrit Kombëtar dhe Kinematografisë Shqiptare. Për veprimtarinë dhe kontributet është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
🙏Personalitete që lënë gjurmë!

Trending