Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi procesin e zgjedhjeve për kreun e SPAK. Ai tha se skenat që panë shqiptarët gjatë këtioj procesi nuk janë gjë tjetër, por një përplasje mes klaneve brenda Partisë Socialiste.

“Tanibeteja nuk është vetëm midis nesh dhe mafies shtetërore, por betejë e ashpër ka shpërthyer midis klaneve mafioze të pushtetit. Nuk është se nuk është përzier gurvenatorja, por beteja ishte nga klanet e PS. Ajo që shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse prapa perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua nga klanet e një pushteti, që nuk njeh ligj dhe as moral”, u shpreh Berisha.
Duke hedhur shenja krahasimi me palën kundërshtare, Berisha u shpreh se primaret treguan vlerat e vërteta të Partisë Demokratikes. Sipas tij, në PD është kthyer vota, kurse në PS-ja janë “klanet” ato që vendosin.


You must be logged in to post a comment.