
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar bustin dhe varrin e Mit’hat Frashërit. Për momentin nuk ka ende asnjë reagim nga Policia, për këtë akt vandal të shëmtuar.
Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018.
Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti, ndërsa shkaktoi edhe shumë debate për nderimin e tij.
Nga ana e bashkise eshte deklaruar se sa me pare te jete e mundur do te behet riparimi i dhe kthimi i vepres ne gjendjen e meparshme.
Eshte per tu theksuar se kjo veper e shemtuar eshte nje atentat qe i behet idhullit te diaspores dhe shqiptarise.Sigurisht qe diaspora ndihet e fyer nga ky veprim deri ne gjetjen dhe vendosjen para drejtesise se autoreve te keasj vepre te shemtuar.


You must be logged in to post a comment.