Rreth 1 milionë shqiptarë pritet të përfitojnë nga paketa që Qeveria po përgatit për të ndikuar në lehtësimin e ndikimeve të inflacionit. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili ka bërë me dije të gjitha kategoritë përfituese, duke filluar nga pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit.

“Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje”, tha Rama.

Ai u shpreh se pakoja parashikohet të jetë rreth 8 miliardë lekë vjetra, pra 800 milionë lekë.

Trending