
I ftuar në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë i ftuar Leandër Prifti, psikolog social në Angli për të folur rreth kontributit të diasporës dhe votës së tyre.
Prifti tha se në vitin 2022, diaspora ka qenë ndihmuese sa i takon ekonomisë në vend. Duke u ndalur te vota e diasporës tha se përpjekjet kanë nisur që në vitin 1994 ndërsa shtoi se nuk ka dëshirë dhe vullnet nga të dyja palët për ta realizuar atë.
Prifti: Në vitin 2022 diaspora ka qenë ndihmuese, duke nisur nga remitancat. Ndikimi i diasporës është shumë permanent. Qëllimi i diasporës ka qenë të realizojmë votën e emigrantëve kudo që janë.
Përpjekjet kanë filluar nga viti 94-96, kanë qenë të vazhdueshme, jemi të varur nga një mungesë vullneti dhe dëshire nga të dyja palët. Vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme se ne mbetemi qytetarë të këtij vendi, sepse pjesa aktive e votuesve shqiptar, ndodhet në emigracion.
Në 9 vite qeveri të Ramës janë larguar 540 mijë persona, kryesisht jane votues të djathtë. Majko nuk bëri asgjë për diasporë. Diapsora është lënë gjithmonë jetime pavarësisht kontributit. Është shumë e thjesht të realizohet vota e diapsorës por mungon dëshira e dy palëve.FAXNEWS


You must be logged in to post a comment.