TIRANË– Avioni i linjës “WizzAir“ në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi. Kjo ndalesë u bë pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke, të cilët u lanë në atë destinacion. 

Lajmin e bën të ditur gazetari Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë!  Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda!  A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.

Në seksionin e komenteve është nxjerrë në pah itinerari i lëvizjes së avionit. Siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.

Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.

Trending