Është konsideruar një fitore e vogël e Palestines votimi i funddhjetorit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sipas të cilit Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) duhet të japë një opinion mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli
.Votimi paraqet një sfidë për kryeministrin e sapozgjedhur të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili u votua nga parti që mbrojnë aneksimin e tokave të okupuara të Bregut Perëndimor.
Ka ardhur koha që Izraeli të jetë një shtet që i nënshtrohet ligjit dhe të mbahet përgjegjës për krimet e tij të vazhdueshme kundër popullit tonë,” tha zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmud Abbas.
Zyrtarët izraelitë e dënuan votimin të cilin e konsideruan një “fitore të diplomacisë palestineze”.
87 anëtarë shtete votuan Pro.
26 të tjerë votuan Kundër. Mes tyre Izraeli, Shtetet e Bashkuara.
53 shtete abstenuan.
Çfarë qëndrimi mbajti Shqipëria?
Shqipëria votoi kundër kërkesës që u propozua nga Palestina. Vendi ynë u rreshtua në krah të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër kërkesës për të vënë në lëvizje Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për okupimin e Bregut Perëndimor.

Në tabelën që tregon rezultatin e votimit, Shqipëria është rreshtuar jo vetëm krah Izraelit, por edhe përkrah Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë apo Italisë.
Bie në sy fakti se Shqipëria është i vetmi vend me shumicë myslimane që doli kundër propozimit të Palestinës. Njëkohësisht, Shqipëria është edhe i vetmi vend anëtar i Organizatës për Bashkëpunimin Islam që votoi pro Izraelit në këtë rast.


You must be logged in to post a comment.