ARABIA SAUDITE – Të jesh grua në Arabinë Saudite nuk është e lehtë dhe tani Georgina Rodríguez do të duhet të mësohet me të gjitha rregullat që duhet të zbatojnë atje. Pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos me Al-Nassr, një jetë e re do të fillojë për influencuesen dhe fëmijët e saj.

Edhe pse vitet e fundit gratë kanë arritur disa liri, Arabia është ende një vend shumë kufizues, me më pak të drejta dhe lehtësira se perëndimi. Faqja e internetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bashkimit Europian dhe Bashkëpunimit, përfshin disa rregulla për ata që duan të ndryshojnë vendbanimin.

Ja rregullat dhe kodi i ri etik për jetën saudite të Georgina Rodríguezit:

● Ju duhet të vishni abaya (veshje arabe) në publik. Kjo është tunika talar me ngjyrë të errët.

● Ju duhet të visheni me “modesti dhe dekor”. Domethënë transparencat, dekoltetë dhe veshjet e ngushta për të kanë mbaruar.

● Ndalohet rreptësisht importimi, konsumimi i alkoolit dhe produkteve me prejardhje nga mishi i derrit.

● Gjithashtu nuk do të mund të hani, të pini, apo përdorni duhan në publik gjatë muajit të Ramazanit, midis marsit dhe prillit.

● Sa i përket turizmit në vendbanimin e saj të ri, pasi nuk është muslimane, ajo nuk do të mund të vizitojë qytetet e shenjta, si Meka dhe Medina, si dhe vende dhe monumente të tjera natyrore. Sigurisht, ata mund ta bëjnë këtë përmes një autorizimi.

B.T (Dosja.al)

Trending