
Faxnews ka siguruar foton e Antonio Lekës, i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.
Vetë 36-vjeçari pas arrestimit nga policia ka deklaruar se ishte nisur të vriste politikanët. “Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre”- mësohet të ketë thënë ai.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Policia në njoftimin zyrtar thotë se Antonio Leka kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë dhe menjëherë është organizuar puna për kapjen e tij./FAXNEWS


You must be logged in to post a comment.