Një copëz Fieri në mes të Athinës❤️

Nuk e kisha menduar ndonjëherë që nga një aktivitet, në dukje simbolik, i një shoqate që mban të bashkuar bashkëqytetarët tanë në Greqi, do të arrihej ky event madhështor.
Takova miq të vjetër e të rinj, të cilët edhe pse shumë vite larg Fierit, zemrën dhe mendjen e kishin përherë këtu.
Emocione pa fund, lot malli dhe përqafime vëllazërore!
Mirënjohje pafund të gjithëve për vlerësimin, mikpritjen fantastike dhe emocionet e shumta që ndamë së bashku.
Faleminderit, Elida Sopoti dhe gjithë grupit organizativ të shoqatës 🔖Bashkimi i fierakëve në Greqi “Apollonia” për ftesën dhe punën e madhe që po bëni për bashkimin e fierakëve në Greqi.
Faleminderit miq, shokë, bashkëqytetarë emigrantë që mbani gjallë Fierin tonë të zemrës përtej kufijve❤️

Armando Subashi kryetar I bashkise Fier

Trending