
Kreu i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët ëhstë ndalur sërish te skandali me ish agjentin e FBI dhe takimit që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se Rama është zhdukur prej 48 orësh ndërsa shtoi se nuk dihet nëse ai ka fluturuar jashtë vendit për të kërkuar ndihmë te George Soros.
Ndërkohë i bëri thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën dhe McGonigal.
Berisha: Një revoltë e cila do të shpërthejë, me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike de facto kryministrit më të korruptuar të planetit, i cili ia ka mbathur, është zhdukur prej 48 orëve, ka fluturuar me Ismailin apo jo këtë nuk kemi asnjë lajm. Eshte nisur te padrino tij Soros për të kërkuar ndihmë, nuk kemi asnjë lajm.
Paguhet njëriu më i besuar i FBI për të sulmuar, për të marrë akte kundër opozitës demokratike të një vendi me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj.
Kur një akt i tillë kryhet nga zyrtarë të atij niveli, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kështu ndaj një vendi të lirë.
Edi Rama ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij në një kënetë të vërtetë korruptive. Mc Gonigal jo rastësisht ka zgjedhur Tiranën, megjithatë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë me seriozitetin më të madh se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën dhe McGonigal. Kush e solli, kush e reomandoi, të këtij akti makabër ndaj një vendi partner te SHBA.
Në grupin e personave që hetohen, nga pala amerikane është edhe paraardhësi i McGonigal, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës, i cili rezulton të jetë i implikuar direkt sipas disa të dhënave në betejat kundër opozitës. I bëj thirrje FBI dhe kongresit të hetojnë të gjitha veprimtarinë e McGonigal dhe paraardhësit të tij kundër demokracisë në Shqipëri./FAXNEWS


You must be logged in to post a comment.