Me urdhër të Presidentit Joe Biden, një avion luftarak amerikan goditi dhe rrëzoi të premten një objekt që fluturonte në lartësi të mëdha mbi qiejt e Alaskës. Objekti kishte përmasat e një makine të vogël, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby u tha gazetarëve se shumë detaje janë ende të panjohura për këtë objekt, por se Shtetet e Bashkuara pritet ta marrin objektin, i cili ra në ujërat territoriale amerikane.

Nuk është e qartë se nga ka ardhur objekti, tha zoti Kirby. “Nuk e dimë në pronësi të kujt është ky objekt”, tha ai.

Ai tha se objekti u rrëzua në pjesën verilindore të Alaskës, pranë kufirit me Kanadanë. Ai shtoi se sipas vlerësimit të pilotit amerikan, nuk pati asnjë person në bord.

Trending