Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës. Berisha shtoi se revolucioni do të vijojë ditën e hënë, në orën 17;00 para selisë së Kuvendit.

Ndërkohë ka mbajtur edhe një fjalë para selisë blu. Ai paralajmëroi se do vazhdojnë revolucionin për kauzën e tyre të drejtë deri në përmbysjen e monizmit.

“Shpërndahemi pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi fitore shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen. Dhamë një mesazh të fuqëishëm miqve tanë kudo në botë se revolucioni jonë është një betejë jetike, për demokraci dhe pluralizëm, se idealet tona nuk ka forcë në botë që i mposhtë. Të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin për kauzën tonë të drejtë deri në përmbysjen e monizmit. I kërkoj policisë të lirojë protestuesit, luftëtarët e lirisë, sepse cdo cënim i tyre, do të regjistrihet si armik i revolucionit. Ju bëj thirrje për tju falenderuar që ndoqët këtë marshim që dhamë meszhet e duhura. Të hënë në orën 5 para parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve, jo i trafikantëve, kriminelëve, atyre që shkelmojnë kushtetutën, cdo rregull”-u shpreh Berisha para selise.

Trending