
Banesa që u shkrumbua këtë të diel në lagjen Xhemaj në Cakran te Fierit, ka lënë në qiell të hapur familjen 7- anëtarëshe që jetonte ne te.
Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkëndije elektrike teksa pohon se te gjitha orendite tashme jane djegur.
“Është shuar cdo gjë. Ca kishte shtëpie brenda. Rrjeti elektik komplet i djegur, frigorifer, lavatrice, bufeja”- tha ai.
Pranë familjes Muskaj, në këto orë të vështira prane u gjenden fqinjet e te afermit, të cilët pohojne se do ti ndihmojne sa te munden teksa apelojne për ndihme nga institucionet pergjegjese.
“Që tek themelet poshtë deri te catia është djegur. Brenda mundësive të shtetit ndihmë. Ne kemi ngritur duart përpjetë”- tha një prej tyre.
Ne momentin e rënies se zjarrit ne banese ndodhej mbesa e Adilit, i cili ndërhyri menjëherë per ta nxjerre nga banesa nderkohe që flaket u perhapen menjëhere ne te gjithe ndertesen. Pavaresisht nderhyrjes se zjarrfikesve , orenditë u shkrumbuan teresisht.


You must be logged in to post a comment.