
Mediat raportojnë një lajm të fundit se kreu i Kadastrës, Artan Lame është larguar nga kjo detyrë. Sipas të njëjtave burime ditën e shtunë do të prezantohet në vendin e tij Dallëndyshe Bici. Ajo mban aktualisht detyrën e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.Ende nuk ka një njoftim zyrtar për lëtë lëvizje të fortë në krye të administratës së regjistrimit të pronave në vend. Lame ka pjesë e administratës së kryeministrit Rama që në vitin 2013 kur ai mori detyrën e kreut të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të zonave Informale (ALUIZNI).Më pas, në 2019-ën ai u vendos në krye të Kadastrës, një institucion që bashkoi ALUIZNI-n me Hipotekën. Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Edi Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame apo është një largim i tij.


You must be logged in to post a comment.