Petrit Vasili është shprehur në faqen e tij të Facebook në lidhje me mjekët turq.

Ai ndalet si fillim të paga që kanë këta mjek në krahasim me specialistët shqiptar, ku diferenca e lartë sjellë demotivimin e mjekëve shqiptar.

Vasili njofton se Shteti shqiptar duhet të paguajë për vtin 2023 1.2 milion euro për hotelin e mjekëve turq dhe të gjitha këto nga buxheti i varfër i shtetit shton ai.

Vasili: “SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!

Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.

Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.

Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.

Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.

Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.

Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale./FAXWEB

Trending