
Mimoza Paja është 60-vjeçarja e cila u vra mbrëmjen e sotme në një lokal në Don Bosko, Tiranë.
60-vjeçarja që punonte si banakiere në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, humbi jetën si pasojë e breshërisë së plumbave.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 10-vjeçare. E mitura që u plagos nga ciflat e xhamave, mësohet se është mbesa e banakieres që u vra.
Deri më tani dyshohet se Fatjon Murati ka qenë shënjestra e këtij atentati të mirëmenduar. Murati dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është arratisur nga Shqipëria./JOQ


You must be logged in to post a comment.