Rafaili u lind më 5 mars të vitit 1900 dhe e kaloi fëmijërinë në Fier prej nga ishte shperngulur me familje në Dishnicë të Korçes.

Në vitin 1924 kishte emigruar në Greqi e më vonë në Argjentinë, ku kishte arritur të bëhet kampion të kategorisë së mesme për tërë Amerikën Latine.

Ne vitin 1932 iRafaili shte kthyer në Shqipëri duke sjellë përvojat nga Amerika Latine, dhe pas Luftes së Dytë Botërore ishte bërë trajner i Federates Shqiptare të Boksit duke i trajnuar shumë gjenerata të boksierve shqiptarë.

Rafail Dishnica kishte 8 fëmijë, nga të cilët 4 djemtë e tij ishin bërë boksierë të suksesshëm.

Foto e shkrepur nga Kristaq Sotiri në vitet e ’30-ta të shekullit të kaluar, në kohën kur Rafaili ishte në kulm të karrieres së vet sportive.

Nga NASER FERRI

Trending