Çikago — Para fjalimit të tij të fitores të martën, kryebashkiaku i zgjedhur i Çikagos Brandon Johnson u prezantua në podium nga presidenti i bamirësit të tij më të madh: Unioni i Mësuesve të Çikagos (CTU). Aleanca, e cila e vendos sindikaten më të fuqishme të qytetit në një linjë të ngushtë me administratën e re, është një nisje e rëndësishme për Çikagon, ku të dyja palët tradicionalisht kanë luftuar në publik dhe pas dyerve të mbyllura.

“Mos bëni gabim, Çikago është një qytet sindikal”, tha Johnson, pasi renditi organizatat e shumta të punës që mbështetën fushatën e tij.

Një sindikatë që Johnson nuk e përmendi ishte Urdhri Vëllazëror i Policisë,si dhe organizaten e fuqishme që mbështeti ish-CEO i Shkollave Publike të Çikagos, Paul Vallas,kundeshtar i tij ne balotazh, ndaj të cilit Johnson arriti një fitore të vogël, 51% me 49%, të martën vonë.

Trending