Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se zbatimi i ligjit kundër afaristëve të fuqishëm që e shkelin atë për përftime financiar, nuk paraqet sulm ndaj lirisë së medias.

Ai i bëri këto komente në një postim ne rrjetet sociale mes reagimeve të ashpra që nxiti vendimi i qeverisë së tij për refuzimin e ankesës së televizionit Klan Kosova ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit.

Kryeministri Kurti tha se ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet ” dhe se sipas tij zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

“Liritë e medias janë jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk praqet një sulm ndaj lirisë së medias”, shkroi ai duke nënvizuar se në demokraci organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk janë në zyrën e kryeministrit por megjithatë, këto organe tha ai, e kanë mbështetjen e plotë të zyrës së tij.

Trending