
Rudina Dervishi – gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, është ndarë nga jeta më 12 shtator.
Ajo ka vdekur në moshën 53 vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
“Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës”, ka njoftuar VOA.
Rudina Dervishi në profesionin e gazetares ka shërbyer për më shumë se 25 vite, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut e deri tek arti.Rudina ka lindur ne Fier dhe eshte larguar ne amerike qysh ne 1992.Sofra fierake ngushellon familjaret kudo Ku ndodhen.


You must be logged in to post a comment.