Egnatia arriti një barazim 1 me 1 mes shumë pengjesh ndaj kampionëve të Danimarkës, Arhus, në një duel, ku rrogozhinasit mund të merrnin edhe më shumë.

Javën e kaluar Egnatia përfitoi 133 mijë euro pas barazimit ndaj Midtjilland, ndërkohë që e njëjta shifër u arkëtua edhe sot. Në total në 2 ndeshjet e luajtura deri tani në fazën e ligës në Konferenc Ligë, Egnatia ka arkëtuar 266 mijë euro.

Fitorja historike do të vlente plot 400 mijë euro. Gjithsesi kjo do të tentohet në duelet e ardhshme, duke filluar nga ai i javës tjetër ndaj Universita Kraiova në Rumani.

Leave a Reply

Trending