
Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet nga viti në vit. Ndërkohë, për shkak të vështirësive në menaxhimin dhe trajtimin e tyre, shumë biznese dhe banorë i hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin.
Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane. Në pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë./Voa





You must be logged in to post a comment.